75 Mall Live Search
09:08 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / L K

India publikon detajet e sulmit, shumë viktima

Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se 26 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në sulmet me raketa indiane ndaj Pakistanit dhe pjesës së Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani. Ai shtoi se 46 persona të tjerë u plagosën në sulme.

Qeveria e Indisë tha se kishte sulmuar nëntë objekte pakistaneze të lidhura me terroristët islamistë të cilët kryen një sulm në Kashmirin e kontrolluar nga India muajin e kaluar. Pakistani pretendon se kjo nuk është e vërtetë dhe se objektivat e sulmuara nuk janë kampe stërvitjeje të militantëve.

Policia në Kashmirin indian thotë se shtatë civilë janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur nga bombardimet pakistaneze./Indeksonline/