75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

India shënon numrin më të lartë të rasteve me Covid-19, që nga 28 nëntori

India ka regjistruar mbi 39.000 raste me koronavirusin gjatë së premtes, duke u cilësuar si shifra më e lartë që nga 28 nëntori, kur ishin regjistruar mbi 40.000 të prekur.

“The Guardian” njofton se numri i përgjithshëm pozitivë me Covid-19 është mbi 11.5 milionë, ndërsa i të vdekurve ka shkuar në mbi 159.000.

India është shteti me më së shumti raste pozitive pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.

SHBA-ja ka regjistruar tashmë 29.6 milionë të infektuar, ndërsa Brazili 11.7 milionë.