75 Mall Live Search
14:27 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

India zbulon statujën më të lartë në botë, e gjatë 183 metra

Statuja më e lartë në botë është zbuluar në Indi pas afro 5 vitesh ndërtim.

Kryeministri Narendra Modi inauguroi statujën e gjatë prej 183 metra të udhëheqësit të ndjerë të pavarësisë indiane, Sardar Vallabbhai Patel, në bregun e lumit Narmada në Kevadia, në shtetin perëndimor të Gujarat.
;
Monumenti me ngjyrë të bronzt, i quajtur ‘Statuja e Unitetit’, është pothuajse dyfishi i lartësisë së ‘Statujës së Lirisë’ dhe është afro 30 metra më e lartë se statuja që mbante rekordin deri më tash në Kinë, e quajtur Tempulli i Pranverës. /IndeksOnline/

Temat: