75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / C E

India zbulon variantin e ri të koronavirusit, me mutacion të dyfishtë

India ka zbuluar një variant të ri të koronavirusit në 206 mostra në shtetin perëndimor të Maharashtra.

Reutersi shkruan se vendi aziatik, i cili është nga më të goditurit nga pandemia ka hasur në një mutacion të dyfishtë të virusit.

Varianti i ri u zbulua, gjithashtu në nëntë mostra në kryeqytetin New Delhi, tha drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Sëmundjeve, Sujeet Kumar Singh, në një konferencë shtypi. /IndeksOnline/