Indiana Pacers arrin finalet e NBA-së pas 25 vitesh

Tashmë është mësuar edhe skuadra që do të përballet me Oklahoma City Thunder në finalet e NBA-së.
Skuadra e Indiana Pacers, arriti të mposhte New York Knicks me rezultat 108-125, duke arritur finalet e NBA-së pas 25 vitesh.
Yjet e ndeshjes ishin Pascal Siakam dhe Tyrese Hailburton të Indians, të cilët arritën kuotën e 31 dhe 21 pikëve respektivisht.
Ndeshja e parë e finaleve të NBA-së mes Indiana Pacers dhe Oklahoma City Thunder, do të zhvillohet më 6 qershor pas mesnatës./IndeksOnline/