75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Indonezia do të fillojë prodhim të madh të vajit të palmës derisa kufizimi për kultivim po përfundon

Një grup i aktivistëve në Indonezi po kërkojnë nga qeveria që t’ua zgjasë një moratorium për lejet në plantacionet e reja për vajin e palmës.

Ndalimi i vendosur në këtë vend përfundon në shtator të vitit 2021 i cili ka zgjatur për tre vite, synim kishte të frenonte shpyllëzimin në vendin, i cili është shtëpia e pyjeve tropikale më të mëdha në botë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Indonezia është prodhuesi më i madh në botë i vajit të palmës, një përbërës i kudo-gjendur i cili përdoret në produkte që nga buka e deri në shampo.

Vaji i palmës vlerësohet të jetë përgjegjës për 2% të humbjes së pemëve në të gjithë botën. Në Indonezi 24 milionë hektarë pyje (një zonë afërsisht sa madhësia e Mbretërisë së Bashkuar) u humbën për shkak të praktikave të vajit të palmës midis viteve 2001 dhe 2017.

Indonezia është ekonomia e 10 -të më e madhe në botë e cila ka popullsinë e katërt më të madhe në botë.

Një nga arsyet e ndalimit të përkohshëm të lejeve të vajit të palmës ishte zvogëlimi i gjurmës së karbonit në vend.