10:21 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / A K

Indonezia, shteti që po vaksinon të rinjtë së pari

Indonezia është ndër shtetet që ka nisur vaksinimin e qytetarëve të saj kundër Covidit-19 në përpjekje për të ndaluar përhapjen e tij.

Mirëpo, ky shtet është duke vepruar ndryshe nga vendet e tjera, pasi në vend se të fillojë me vaksinimin e të moshuarve në fazën e parë, menjëherë pas punonjësve që janë në vijën e parë të fronit me Covid-19, do të vaksinojë të rinjtë nga mosha 18 deri në 59 vjeç.

Profesori Amin Soebandrio, i cili edhe e ka dhënë idenë për vaksinimin e të rinjve së pari, thotë se është e rëndësishme që të imunizohen fillimisht njerëzit që “punojnë dhe në fund të ditës kthehen në shtëpitë e tyre te familjet”.

Presidenti indonezian, Joko Widodo, 59- vjeçar është personi i parë në këtë shtet që është vaksinuar. Ndërkaq zëvendëspresidenti Ma’ruf Amin 77- vjeçar nuk do të marrë vaksinën pasi është i moshuar për fazën e parë.