75 Mall Live Search
09:12 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / G T

Indrit Tuci pas humbjes ndaj Atletico Madridit: Dështuam, por s’jemi të thyer!

Skuadra e Sparta Pragës pësoi humbje të thellë mbrëmë me rezultatin 0:6 ndaj Atletico Madridit në UEFA Champions League, java e pestë.

Katër lojtarë shqiptarë paten minuta kundër klubit spanjoll, por asnjë prej tyre nuk ia arriti të tregonte potencialin e tij, shkruan Indeksonline

Indrit Tuci, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë foli pas ndeshjes dhe tha se janë të dëshpëruar për këtë humbje të thellë.

“Nuk di se çfarë të them. Vërtetë është e vështirë për të gjithë tani. Ne dështuam, por s’jemi të thyer”, u shpreh Indrit Tuci

Skuadra nga Çekia në pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve ka grumbulluar katër pikë dhe është jashtë zonës së play-offit./Indeksonline/