13:30 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Industria e alkoolit rrezikon gratë shtatzëna

Industria e alkoolit po rrezikon gratë shtatzëna duke paraqitur informacion të pasaktë në lidhje me efektin që pirja e alkoolit ka gjatë shtatëzanisë, kanë thënë studiuesit, shkruan Indeksonline.

Në një studim të botuar në Gazetën e Studimeve mbi Alkoolin dhe Barnat, shkencëtarët në Londër nga Higjiena dhe Mjekësia Tropikale hetuan mënyrën në të cilën organet e financuara nga industria e alkoolit paraqesin informacione rreth konsumit të alkoolit gjatë shtatëzanisë.

Studiuesit zbuluan se kompanitë e financuara nga industria e alkoolit kishin më pak të ngjarë se organizatat e shëndetit publik të informonin për sindromën e alkoolit fetal, një gjendje shëndetësore që një fëmijë mund të zhvillojë nëse një grua pi alkool gjatë shtatëzanisë.

Profesori Petticreë tha se studimi “siguron prova të mëtejshme se këto organizata paraqesin një rrezik të mundshëm për shëndetin publik, veçanërisht për shëndetin e grave shtatzëna dhe foshnjën”./Indeksonline/