08:16 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Industria e turizmit, mundësi për punësimin e të rinjve në Shqipëri

Rritja e turizmit në Shqipëri është një mundësi e shkëlqyer për punësimin e të rinjve në këtë sektor.

Certifikimi i guidave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxitur profesionalizmin në këtë fushë.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi u shpreh se, ”akreditimi i programeve të kualifikimit të udhërrëfyesve turistikë, është mundësi e artë për dhjetëra e qindra të rinj për marrjen e një profesioni me perspektivë dhe shumë të kërkuar në tregun turistik si guidë”, transmeton atsh.

”Bashkë me certifikatat, ndamë sot me profesionistët e kësaj fushe, idetë dhe opinionet si mund ta bëjmë këtë profesion të konsoliduar dhe sa më cilësor”, përfundoi Klosi.