Infantino arrin në Kosovë, dekorohet sot nga presidentja Osmani

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka arritur në Republikën e Kosovës.
Ai u mirëprit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, anëtarët e KE-së, zyrtarët e presidencës dhe shumë entuziastë që përshëndetën ardhjen e tij, shkruan IndeksOnline.
Pas pak, Infantino pritet të dekorohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është hera e dytë që Infantino pritet nga krerët e shtetit dhe Federata e Futbollit e Kosovës.
Infantino ka lënë gjurmë në rrugëtimin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në FIFA, atëbotë në vitin e parë të tij si president i asociacionit më të madh të futbollit.
Ndër vite, Infantino ka përshëndetur progresin e futbollit kosovar dhe potencialin e madh që ka ky vend./IndeksOnline/