Infantino dënon sulmet raciste ndaj Balde

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dënuar fyerjet raciste që mori futbollisti i Barcelonës, Alejandro Balde në ndeshjen e mbremshme ndaj Getafes.
Ai tha se ishte i tmerruar me skenat që pa në ndeshjen e së shtunes, shkruan IndeksOnline.
“Jam tmerruar nga fyerjet raciste të drejtuara ndaj lojtarit të FC Barcelona, Alejandro Balde, gjatë ndeshjes së tij në La Liga kundër Getafe CF dhe e dënoj këto akte, që nuk kanë vend në futboll apo shoqëri.”, deklaroi Infantino.
“Racizmi është një plagë kundër së cilës duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta luftuar dhe mposhtur atë. Jo racizmit Jo çdo forme diskriminimi.”, përfundoi Infantino./IndeksOnline/