Infantino dhe Ceferin akuzohen për ndihmë për krime lufte në Palestinë!
Një ankesë është dorëzuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) ndaj presidentit të FIFA, Gianni Infantino, dhe presidentit të UEFA, Aleksander Ceferin.
Ata akuzohen për pretendime lidhur me ndihmë ndaj krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në territorin e pushtuar palestinez, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimit të The Athletic, dokumenti prej 120 faqesh është dorëzuar më 16 shkurt nga disa grupe aktiviste pro-Palestinë. Megjithatë, deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare nga ICC dhe rasti mbetet në fazën e shqyrtimit fillestar.
Ankesa kërkon që Gjykata Penale Ndërkombëtare të analizojë rolin dhe vendimet e institucioneve kryesore të futbollit botëror në lidhje me aktivitetet sportive që, sipas autorëve të dokumentit, mund të kenë ndikuar indirekt në situatën në territoret palestineze.
Deri tani nuk ka reagim zyrtar publik nga FIFA apo UEFA lidhur me këto pretendime./IndeksOnline/

