75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Infantino: Kupa e Botës 2027 në Brazil, do të jetë më e mira në historinë e futbollit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se Kupa e Botës 2027 në Brazil do të jetë më e mira në historinë e futbollit.

Ai u referua Kupës së Botës për femra, e cila organizohet vitin e ardhshëm në Brazil, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se ndeshjet që do të zhvillohen gjatë kampionatit, do të ndiqen nga tre deri në katër milionë tifozë.

“Do të jetë Kupa e Botës më e mirë në historinë e futbollit. Do të kemi midis tre dhe katër milionë tifozë. Do të jetë një sukses i plotë. Nuk na duhet asgjë më shumë sesa gëzimi i njerëzve. “Ne duam të festojmë Kupën e Botës për Gratë më të mirën dhe më të madhe në histori. Jemi të bashkuar për të bërë më të mirën tonë dhe, nëse është e mundur, që titulli të qëndrojë këtu në Brazil.”, ka deklaruar Infantinno.

Kupa e ardhshme e Botës për Femra do të zhvillohet nga 24 qershori deri në 25 korrik të vitit 2027, me 32 kombëtare pjesmarrëse dhe ndeshjet luhen në tetë stadiume të ndryshme./IndeksOnline/