09:45 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / Gj. Sh

Infantino përjashton mundësinë e futjes së kartonit blu në futboll

Ka disa kohë që kur është dhënë ideja për futjen e kartonit të kaltër në futboll.

Është raportuar se kartoni i kaltë do të jepej për faullet taktike dhe mosmarrëveshjet me arbitrin, ku lojtari që merr dy karton të tillë do të përjashtohej nga fusha për 10 minuta, shkruan IndeksOnline.

Por Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka deklaruar se ky karton nuk do të futet në lojen e futbollit.

“Kartonë blu? Kjo është një temë që nuk ekziston për ne. Nëse doni një titull është: karton i kuq në karton blu. Nuk ka mundësi, nuk ka mundësi”, tha Infantino./IndeksOnline/