Infantino: Vendimi i gjykatës “nuk ndryshon asgjë”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se ky vendim nuk ndryshon asgjë dhe nuk do të ketë pasoja, shkruan IndeksOnline.
“Me respektin më të madh për Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, vendimi i sotëm në fakt nuk ndryshon asgjë. Historikisht, ne organizojmë garat më të mira në botë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen,” thotë lideri në një deklaratë për shtyp të FIFA-s .
Ne do të vazhdojmë të organizojmë turnetë më spektakolare, konkurruese dhe më të rëndësishme në botë dhe do të përdorim të ardhurat tona për të rritur futbollin në çdo cep të planetit përmes programeve të solidaritetit që sigurojnë që më pak të privilegjuarit të përfitojnë nga këto gara të nivelit të lartë.
FIFA do të vazhdojë ta bëjë këtë, si gjithmonë, në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat tona anëtare, me konfederatat dhe me të gjithë aktorët e futbollit, për të mirën ekskluzive të sportit tonë – në shkallë globale. së bashku.”, ka deklaruar Infantino./IndeksOnline/