18:47 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Infeksionet e veshit të padurueshme, ja çfarë duhet të bëni

Është mëse e zakonshme që pezmatimi i veshit të nisë me ftohje, sepse virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve. Nëse bakteret shumohen, krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm.

Infeksionet janë më të zakonshme gjatë muajve të ftohtë të vitit, transmeton Indeksonline.

Dhembjet e veshëve paraqiten me nxehjen, skuqjen dhe irritimin e pjesëve të brendshme e të jashtme të veshit. I sëmuri ka dhembje të forta, që shtrihen deri në faring.

Në vesh ka zhurma dhe fërshëllima, të cilat shkaktohen nga gjendje reumatizmale, nga të ftohtët, plagë të ndryshme.

Edhe sëmundje të ndryshme çojnë në shfaqjen e dhembjeve në vesh. Sipas mjekëve, edhe fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç janë të prirur për të vuajtur nga dhembjet e veshit.

Prandaj, këto janë këshillat:

Mos qëndroni në ambiente me duhan sepse tymi i duhanit çrregullon funksionimin si duhet të tubave të Eustakut, pra çrregullime të sistemit të ajrimit të veshit.

Kujdes nga gripi dhe virozat e tjera.

Vishuni përshtatshëm sipas stinëve, kujdes mos djersini.

Lani duart rregullisht, mos fërkoni sytë dhe hundën me duar të palara.

Përdorni tapa veshësh kur notoni dhe bëni dush.

Mos pastroni veshët me kunja, por i fshini pas larjes me peshqir.

Përdorni çamçakëz kur udhëtoni me avion. /Indeksonline/.