75 Mall Live Search
09:16 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Infektimi i profesorit kosovar i “mbyllë në shtëpi” stafin mjekësor

Në shtatë ka shkuar numri i të infektuarave më koronavirus në qytetin e Kaçanikut. I pari që u infektua me këtë pandemi ishte një profesor i gjimnazit “Skënderbeu” (V.Berisha emër i njohur për redaksinë).

Indeksonline mëson se profesori kaçanikas disa ditë reshtë ishte në Qendrën e Mjekësisë Familjare të qytetit. Ky veprim i V.Berisha ka bërë që të vet-izolohen 13 persona të stafit mjekësor.

Mësohet se stafi mjekësor pritet që sot të testohen dhe të merret vesh për fatin e tyre.

Image may contain: outdoor

Mikrobiologu Dr Lul Raka, i cili vije nga Kaçaniku, kërkoi që në këtë situatë të respektojmë distancën sociale sepse infeksioni bartet gjatë të folurit ndërsa kontakti kryesor është familjari, përveç familjarëve kontakt i afërt është edhe rasti tjetër i qëndrimit afër me personat tjerë sidomos më shumë se 15 min.

Raka përsëriti edhe njëherë masat e parandalimit siç janë: Distancimi social, përdorimi i dorëzave, higjiena e duarve etj.

Nga ana tjetër, Shtabi komunal bëri thirrje që të ndiqen me kujdes rekomandimet e Institutit Kombëtarë për Shëndetësi Publike, në mënyrë që të kemi sa më pak raste të infektimit me këtë virus në komunën tonë.

Ndryshe, dy familjet e të infektuarve me virus në Kaçanik janë vet izoluar si dhe një familje e cila ka kontaktuar me të infektuarin nga Runjeva, në lagjen Deda në Doganaj. /Indeksonline/

Image may contain: outdoor