75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

Infektiologu Ahmeti thotë se masat mund të ashpërsohen në ditët në vijim

Gjatë vizittës së kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj në Infektiv për gjendjen epidemiologjike ka folur edhe infektologu Salih Ahmeti, shkruan IndeksOnline.

Sipas Ahmetit, kjo fazë është më e rënda në manxhimin e pandemisë.

Infektiologu tha se nuk është befasi nëse skenarët e menaxhimit bëhet më të ashpër ditët e ardhshme.

“Biseduam për fazën, që unë mendoj është fazë  e pritshme dhe më e rënda që mund jetë në menaxhimin e pandemisë, përveç faktit se jemi në një fazë ku përvec virusit COVID-19 mund të kemi edhe shtesë virusin sezonal që na e vështirësojnë menaxhimin. Ne i biseduam në mënyrë të qetë të gjitha problemet rreth menaxhimit në mënyrë që asgjë të mos na duket befasi, duke llogaritur edhe skenarët më të ashpër të mundshëm ditët e ardhshme. Besoj që përkundër cfarëdo situatë që mund të ndodh të jemi të gatshëm të iu ofrojmë ndihmën profesionale dhe menaxheriale”, ka deklaruar Ahmeti./IndeksOnline/