22:35 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Infektiologu Krasniqi: Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku

Infektiologu Valbon Krasniqi ka uruar besimtarët muslimanë për Festën e Fitër Bajramit, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi ka bërë thirrje që qytetarët të kenë durim dhe besimm.

Ai tha “Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku”.

“Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta  të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi.

Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku

Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë”, tha ai./IndeksOnline/