Infektiva në QKUK është stërmbushur me pacientë me COVID-19, rastet po trajtohen edhe në Spitale Rajonale

Numri i rasteve me COVID-19 javëve të fundit është rritur dukshëm, derisa momentalisht numri i të infektuarve është 2494.
Ndërsa, vazhdimisht po bëhet apel që të respektohen masat e vëna nga IKSHPK, transmeton Indeksonline.
E, Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook, thuhet se me lehtësimin e masave, Klinika e Infektivës në këtë është stërmbushur me pacientë me COVID-19, prandaj rastet kanë nisur edhe në Spitale Rajonale.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Jemi dëshmitar se rastet me Covid-19 vetëm po shtohen në Kosovë,
edhe Komuna e Gjakovës ka raste të shtuara këto dite.Rastet filluan të rriten
me lehtësimin e masave kufizues dhe lëvizjes së shtuar të qytetarëve.
Klinika e Infektives këto dite është e stërmbushur me pacientë me Covid-19,
andaj pacientët me Covid-19 kanë filluar të trajtohen në Spitalet Rajonale.
☑️Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë
respektivisht në Repartin e Infektives janë të hospitalizuar 7 raste Covid -19 pozitiv
dhe 3 raste pritet nesër të testohen.
Askush nuk është imun ndaj këtij virusi andaj ndihmojeni veten, familjet tuaja, ndihmoni personelin shëndetësorë, duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.
? BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!?
Vazhdoni të mbani distancën
fizike !
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Ju faleminderit për mirëkuptim!