Infektohen me Covid mbi 94 austriakë pas festivalit në Zrće

Të paktën 94 raste me koronavirus janë raportuar në Austri pas mbajtjes së festivalit në Pag.
Sipas këtij informacioni, ata janë infektuar në festivalin i cili u mbajt nga 17 deri me 24 korrik në plazhin Zrće në Pag, transmeton Indeksonline.
Më shumë se 19,000 njerëz erdhën në festival nga Austria, shumica prej tyre me makinat ose autobusët e tyre, tha zyra për marrëdhënie me publikun e shtetit federal të Austrisë.
Shteti federal i Salzburgut ftoi të gjithë mysafirët e festivalit të testohen pavarësisht nga simptomat dhe të kenë kujdes për shëndetin e tyre./Indeksonline/