10:16 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Infektohen me koronavirus 43 punëtorë në fabrikën e Vranjës, disa nga ta janë shqiptarë

43 punëtorë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në një fabrikë të mobileve në Vranjë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se disa nga të infektuarit janë shqiptarë me banim në Vranjë.

Simptomat e të infektuarve janë shfaqur me 13 maj, në ditën kur është ndaluar puna në atë fabrikë dhe ky fakt vlerësohet si një shpresë që numri i të infektuarve mos të rritet në shkallë të madhe.

Nga të infektuarit, etëm 5% kanë simptoma të pneumonisë./Indeksonline/