Infektohet me Covid-19, drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK në Kosovë, Basri Lenjani ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus.
Ai së bashku me gruan e tij dhe njërin nga fëmijët e tij janë të infektuar.
Lenjani ka thënë se kjo ka ndodhur meqë nuk ka dashur të mungojë në vendin e punës gjatë kësaj kohe, andaj edhe mundësia që ta marr virusi ka qenë më e madhe.
Lajmin e ka bërë të ditur për Televizionin Publik, RTK.