75 Mall Live Search
16:41 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

Infektohet me COVID 19 Milaim Zeka, ankohet se nuk po mund të votojë

Gazetari i njohur Milaim Zeka, që ishte për një mandat edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, është infektuar me COVID 19 dhe për momentin është i shtrinë e Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare.

IndeksOnline ka siguruar fotot ku shihet Zeka i shtrirë si pacient, pasi është i infektuar me COVID 19.

Ai paraditen e sotme është ankuar se nuk është duke iu bërë e mundur që të votojë në Klinikën Infektive.