Infektohet me Covid-19 një banore e Shtëpisë së Pleqve, në Prishtinë

Sot është konfirmuar me Covid-19 një banore 80-vjecare e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë.
Ajo ka shfaqur simptoma prej disa ditësh dhe ishte izoluar, sikurse ka ndodhur njëjtë edhe me kontaktet e saj.
Kujtojmë që ky është rasti i parë në këtë institucion ku banojnë dhjetëra të moshuar.
Rasti eshte konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale./Indeksonline/