75 Mall Live Search
19:58 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Infektohet me COVID-19, senatori amerikan që mbështeti tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Senatori Rand Paul, është diagnostifikuar me koronavirus.

Republikani lajmin e bëri të ditur nëpërmjet Twitterit.

’Ai po ndihet mirë dhe është në karantinë. Ai është asimptoatik dhe ishte testuar për kujdesi pasi kishte vizituar shumë vende dhe kishte qenë prezent në shumë evente. Ai nuk ishte i vetëdijshëm që kishte kontakt direkt me ndonjë person të infektuar’’, thuhet në llogarinë e tij në Twitter.

Paul më herë kishte mbështetur edhe tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.