75 Mall Live Search
10:28 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Infektohet me koronavirus një tjetër aktor i njohur turk, ndërpriten xhirimet e serialit

Pademia ka ndikuar dhe në serialet turke, disa aktor tashmë janë infektuar me Covid-19 dhe ekipet janë detyruar t’i ndërprenë xhirimet.

Bëhet fjalë për aktori e ri, Mert Ramazan Demir të cilin e shohim në serialin “Ogretmen”.

Mediat në Turqi shkruajnë se aktori është sëmurë gjatë xhirimeve dhe ka shfaqur simptomat e Covid-19 , ndërsa pasi i është nënshtruar testit të koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv.

Kjo ka bërë që xhirimet e serialit ku luan 22-vjeçari janë ndërprerë.

Rikujtojmë që edhe aktori i “Çukur” Kubilay Aka dhe aktorja Alina Boz e serilait “Ask 101” janë infektuar dhe aktualisht ndodhen në vetëizolim./Indeksonline/