75 Mall Live Search
16:06 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Infektohet nga Covid-19, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri

Radhës së politikavë e kryetarëve të komunave të prekur me Covid-19 i është bashkuar edhe kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Tahiri, duke theksuar se nga sot do të ja delegoi të gjitha përgjegjësit deri në shërim nënkryetarit të Vushtrrisë.

Më poshtë e gjeni të plotë postimi e tij në Facebook:

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë,

Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me Covid 19.

Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë.

Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve.

Ju lutem bëni kujdes, zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Me respekt