Infektologu i QKUK-së: Kosova është vonuar për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Kosova është i vetmi vend në Evropë që ka mbetur pa vaksinën anti-Covid. E se kur kjo vaksinë do të vijë në Kosovë nuk po e din askush. Por nevoja për vaksinim po shihet jashtëzakonisht e madhe nga ana e profesionistëve shëndetëso, shkruan IndeksOnline.
Infektologu i QKUK-së, Salih Ahmeti, thotë se Kosova është vonuar në sigurimin e vaksinës anti-Covid.
“Faturat e gjithë një sistemi shëndetësor të brishtë, i paguan mjeku, sepse ne jemi ata që po përballemi me pacientë. Ne i përjetojmë më së afërmi shqetësimet e pacientit. Vaksina urojmë që të jetë sa më parë në mesin tonë. Kosova u vonua, por sidoqoftë është më mirë vonë sesa fare. Unë, urojë që brenda këtij muaji ta kemi vaksinën”, ka thënë Ahmeti.
E Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet për ardhjen e vaksinës./IndeksOnline/