Infektologu Krasniqi: Rrini në shtëpi, mos e bëni veten për spital

283 është numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, teksa nga ora 17:00 në karantinë do të futet edhe kryeqyteti.
Infektologu i QKUK-së, Valbon Krasniqi ka reaguar lidhur me numrin e madh të qytetarëve të cilët ia kishin mësyrë Prevallës, duke theksuar se kjo nuk guxon të ndodhë, transmeton Indeksonline.
Infektologu tha se ndjen obligim profesional e qytetar që t’ju bëj thirrje ë kthehen nëpër shtëpitë e tyre.
Ai porositi që të qëndrohet në shtëpi, në mënyrë që të mos e bëjmë veten për spital.
Reagimi I plotë:
Të nderuar qytetarë të vendit
Nuk munda të rri i qetë kur lexova në portalet tona se shumë
qytetarë sot ja paskan mësyrë Prevallës. Në një video nga atje po shihen
dhjetëra vetura duke pritur në radhë. Kjo nuk duhet të ndodhë ,, kjo NUK GUXON
të ndodhë.
Prevallën do t’a kemi aty edhe pasi të kalojë pandemia.
Ndjej obligim profesional e qytetar, që t’ju bëj thirrje atyre njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.
Prevallën , Badovcin, Rugovën, Batllavën e shumë bukuri tjera natyore të Kosovës do t’i shijojmë të gjithë bashkarisht pasi të kalojë epidemia.
Uroj të kuptohet drejt kjo thirrje e imja dhe thirrjet e gjithë kolegëve e autoriteteve tona shëndetësore për të qëndruar në shtëpi.
#Rrinshpi Mos e bën veten për spital !