75 Mall Live Search
12:36 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Infermierët, kërkojnë t’u rritet pagesa për ndërrimin e natës me 100%

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë, kanë dërguar kërkesë në SHSKUK me kërkesën që pagesa për ndërrimin e natës të rritet për 100 për qind, si edhe të realizohet pagesa e rrezikshmërisë dhe të realizohet pagesa festive 100 për qind.

Kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, tha se me vite nuk janë marrë parasysh këto kërkesa dhe për ndërrimin e natës paguhen 18 euro.

Tashmë, kjo sinidikatë kërkon që pagesa të bëhet 36 euro.

Ai nuk e ka mohuar mundësinë që të mbajnë greva dhe protesta.