75 Mall Live Search
08:36 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Infermierët ultimatum Hotit: Deri në ora 12 presim të na thërrisni, në të kundërtën greva totale e pashmangshme

Sekretari i Sindikatës së Infermierëve Enlirat Duraku, ka tash 11 ditë që është në grevë urie, duke kërkuar kështu që këtyre kategorive  tu plotësohen tri kërkesa e që kanë të bëjnë me rritjen e pagesave për orët shtesë, për ndërrimin e natës dhe rrezikshmërisë, shkruan IndeksOnline.

Derisa dy ditë më parë kanë zhvilluar takim me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, atyre iu është premtuar që të premten do tu gjindet një zgjidhje nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa tani Duraku përmes një statusi në Facebook, ka shkruar që pret deri në ora 12, që të ketë një ftesë nga kryeministri Avdullah Hoti, në të kundërtën greva totale është e pashmangshme.

Postimi i plotë i tij: