75 Mall Live Search
16:09 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / OSH

Infermieri Duraku në ditën e 14 të grevës së urisë, infektohet edhe me Covid-19

Ka 14 ditë që infermieri i QKUK-së Enlirat Duraku, ka hyrë në grevë urie.

Ai duke qenë nga infermierët e parë vullnetarë të cilët kanë ndihmuar kolegët e tyre në Klinikën Infektive në QKUK në fillim të pandemisë, bashkë me kolegët e tij vazhdojnë të punojnë pandërprerë për t’iu gjendur pranë pacientëve me Covid.

Me gjendjen e rënduar fizike e shëndetësore, sot Duraku ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai përkundër gjendjes së tij po refuzon të trajtohet me terapi kundër Covidit.

“Nuk do të pranoj të trajtohem as me terapi për Covid deri sa të plotësohen kërkesat tona”, tha ai për IndeksOnline

Kërkesat e Sindikatës së Infermierëve, janë për dyfishimin e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18 në 36 euro për infermierët, pagesën e rrezikshmërisë në punë, si dhe pagesën e orëve shtesë dhe punën gjatë vikendeve.

Ai kishte thënë të premten se nëse kërkesat e tij dhe kolegëve të tij nuk përfillen, grevës së tij do t’iu bashkohen kolegët, por qe një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende./IndeksOnline/