13:07 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Infermieri pranon se vrau 100 pacientë në spitalet e Gjermanisë

Një ish-infermier  që u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje doli në gjyq të martën me akuzat se ai vrau 100 pacientë të tjerë në dy spital të Gjermanisë.

Niels Hoegel, 41 vjeç, i tha gjykatës në qytetin veriperëndimor Oldenburg se akuzat kundër tij ishin kryesisht të sakta.

Gjyqi filloi pas një minuti heshtje që u mbajt për pacientët.

Akuzat e vrasjes rrjedhin nga koha e Hoegel në një spital në Oldenburg dhe viktimat pretendohen të kishin qenë të moshës 34 dhe 96 vjeç, transmeton Indeksonline.

Hoegel pranoi ndër të tjerash se qëllimisht u solli kriza kardiake rreth 90 pacientëve në Demenhorst, sepse ai donte që ishte në gjendje t’i ringjallte.

AI më vonë pranoi poashtu se kishte vrarë pacientët edhe në Oldenberg përderisa autoritetet hetuan shumë vdekje të tjera, duke zhvarrosur trupat e ish-pacientëve./Indeksonline/