Arrestohet infermierja për herë të tretë, dyshohet për vrasjen e 8 foshnjave dhe tentativën për të vrarë 9 të tjera!

Një infermiere, e cila dikur ishte fytyra e një fushate për mbledhjen e fondeve neonatale është arrestuar përsëri nën dyshimin për vrasjen e tetë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë nëntë të tjerë.
Lucy Letby, 30 vjeçe, ishte arrestuar për herë të parë nga Policia e Cheshire në 2018 për shkak të një numri vdekjesh të dyshimta në Spitalin e Konteshës së Chester, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

Në atë kohë, ajo u arrestua nën dyshimin e vrasjes, në lidhje me vdekjet e tetë foshnjave dhe vrasjen në tentativë të gjashtë të tjerëve, para se të arrestohej përsëri për të njëjtat vepra të pretenduara në 2019.

Në një deklaratë – e cila nuk e identifikoi zonjën Letby, kryeinspektori Paul Hughes konfirmoi se ata tani po shikonin nëntë vrasje të tjera.
‘Në korrik 2018, një profesionist i kujdesit shëndetësor u arrestua nën dyshimin e vrasjes në lidhje me vdekjen e tetë foshnjave dhe përpjekjen për vrasje të gjashtë foshnjave në njësinë neonatale në Spitalin Countess of Chester. Ajo më pas u lirua me kusht në pritje të zhvillimeve të mëtejshme”, ka thënë ai.
‘Në qershor 2019, profesionisti i kujdesit shëndetësor u arrestua përsëri nën dyshimin e vrasjes në lidhje me vdekjen e tetë foshnjave dhe vrasjen në tentativë të gjashtë foshnjave. Ajo u arrestua gjithashtu në lidhje me vrasjen në tentativë të tre foshnjave shtesë’, ka shtuar tutje ai.
“Gruaja aktualisht është në paraburgim duke ndihmuar oficerët për hetimet e tyre.” /IndeksOnline/
