75 Mall Live Search
11:48 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Infermierja e QKUK-së për Covid-19: Zoti e bëftë hair, brenda 24-orëve mora 2 rezultate të ndryshme!

Infermierja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shqipe Kadriu ka marrë dy rezultate të testit për Covid-19. Ajo ka treguar se brenda 24- orëve, njëherë doli pozitiv e pastaj negativ.

Kadriu përmes një shkrimi në Facebook është shprehur konfuze se cila është gjendja e saj aktuale.

Image may contain: Shqipe Kadriu, smiling, selfie and closeup

“Receta për me kalue Covidin për 24 orë: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoja, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj. Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzue, sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hair…”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

Image may contain: one or more people, people standing and indoor