Infiniti mahnitë me makinën e ardhshme
Infiniti do të sjell një koncept të ri të quajtur Q Inspiration në Detroit Auto Show 2018.
Koncepti më i fundit i kompanisë do të ketë formën e një sedani flagship me katër dyer. Kofano do të jetë më e shkurtër, me kabinë më të gjatë dhe me copa më të mëdha xhami për ta bërë atë të si një sallë pritjeje e duhur për pasagjerët.
Ende nuk dihet se cfarë motori do të përdorë makina, por pritet i ngjashëm me atë të QX50.
Ç’është më e rëndësishmja, Q Inspiration pritet të japë një shije të hershme të asaj që kompania planifikon të bëjë dizajn të bukur me modelet e saj të ardhshme, duke adoptuar linja më rrjedhëse dhe forma më imponuese dhe më muskulore.
Infiniti Q Inspiration i ri do të debutojë në Detroit Auto Shoë në 15 Janar, kështu që me këtë datë do të mësojmë më detajisht për këtë model. /IndeksOnline/
