13:56 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bie inflacioni i evrozonës në 0.8 për qind në shtator

Inflacioni vjetor në evrozonë ishte 0.8 për qind në shtator, njoftoi Eurostat.

Kjo është një ulje prej 0.2 për qind në krahasim me muajin gusht. Ushqimi, alkooli dhe duhani patën rritjen më të lartë të çmimeve në shtator me 1.6 për qind, krahasuar me muajin gusht kur ishte 2.1 për qind.

Çmimet e shërbimeve u rritën 1.5 për qind, 0.2 për qind më shumë se muajin gusht, ndërsa çmimi i produkteve industriale jo energjike u rrit me 0.2 për qind.

Nga ana tjetër, çmimet e energjisë ranë 1.8 për qind në shtator krahasuar me gushtin.