75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Inflacioni vjetor i Gjermanisë në mars rritet në 1,7 për qind

Inflacioni vjetor në Gjermani, i cili në shkurt ishte 1,3 për qind, u rrit në 1,7 për qind në mars.

Zyra Federale e Statistikave e Gjermanisë (Destatis) publikoi të dhëna për lëvizjet e çmimeve në vend për muajin mars, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton Indeksonline.

Sipas të dhënave më të fundit, inflacioni në mars, siç pritej, u rrit në 1,7 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Inflacioni në vend u rrit 0,5 për qind në bazë mujore në mars.

Çmimet e energjisë u rritën 4,8 për qind muajin e kaluar krahasuar me marsin e vitit 2020.

Gjithashtu, rritja vjetore e çmimeve të derivateve për makina ishte 12,7 për qind, kurse e gazit natyror 2,2 për qind.

Rritja e çmimeve të ushqimit në mars ishte 1,6 për qind në nivel vjetor.

Inflacioni është rritje e nivelit të çmimeve në krahasim me vlerën e parasë. Termi inflacion mund të përkufizohet gjithashtu si rënie e vlerës së parasë. Vlera e parave tregon fuqinë e saj blerëse. Pra, nëse ka inflacion në një ekonomi të caktuar, fuqia blerëse e asaj monedhe bie./AA/Indeksonline/