22:29 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / MSH

Influenceri i njohur diagnostikohet me kancer

Personaliteti televiziv Harry Jowsey u ka kërkuar ndjekësve të tij të vendosin krem ​​kundër diellit, pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës.

26-vjeçari, i cili më parë u shfaq në “Dancing With The Stars” të ABC dhe
“Too Hot To Handle” të Netflix, tha se kancerin e ka pasur për një ose dy vjet, por që nuk ishte fare në dijeni për këtë gjë, shkruan BBC.

“Unë thjesht dua të shpëtoj dhe mbroj një nga ju”, u tha ai pesë milionë ndjekësve të tij në TikTok.

Influencueri i lindur në Australi shtoi se ai “do të jetë mirë”.

Në postimin e tij ai tha: “Nuk ka vërtet një mënyrë të lehtë për ta thënë këtë, por javën e kaluar shkova te një dermatolog për të kontrolluar lëkurën time dhe më gjetën kancer të lëkurës.

Unë do të jem mirë, gjithçka do të jetë në rregull.”

Jowsey tha se po e bënte publike diagnozën e tij për t’i nxitur ndjekësit e tij të mbanin krem ​​kundër diellit me afrimin e verës.