Influencerja e njohur Idea Rexhepi kurorëzon dashurinë me Arberin në një mbrëmje plot shkëlqim

Një nga vajzat më të bukura shqiptare, Idea Rexhepi, motra e njohur e Beart Rexhepit, është fejuar me Arberin në një ceremoni që mund të përshkruhet vetëm si magjike.
Mbrëmja u zhvillua në një ambient elegant, mes familjarësh e miqsh të ngushtë, ku çdo detaj dukej i menduar me kujdes për të reflektuar stilin dhe hijeshinë që karakterizojnë vetë Idën.

Influencerja, e njohur për sharmin dhe prezencën e saj, ka shkëlqyer me një fustan të kuq elegant, një krijim i veçantë i Valdrin Sahitit, që i theksonte hijeshinë dhe finesën. Grimi perfekt i realizuar nga Studio Sellma dhe flokët e kuruara me mjeshtëri nga Kaci e kompletonin pamjen e saj.

Dekori mahnitës, që la mbresa tek të gjithë të pranishmit, ishte vepër e Glamour Events dhe Besarta Deshishkut, të cilët transformuan hapësirën në një ambient përrallor, me ndriçim të butë, lule të rafinuara dhe detaje që i dhanë ngjarjes një ndjesi luksi dhe romantike.

Çifti Idea dhe Arberi rrezatonin dashuri dhe lumturi në çdo moment, duke dëshmuar se kjo fejesë ishte jo vetëm një festë dashurie, por edhe një kombinim perfekt i stilit dhe emocioneve.

Ky ishte padyshim një nga eventet më të bukura dhe më elegante të këtij sezoni, që do të mbahet mend gjatë në rrjetet sociale dhe në zemrat e ndjekësve të Idës.
