“Influencuesja më e paguar” – Dukesha Meghan po punon për ndryshimin e imazhit të saj

Spotify ka përfunduar marrëveshjen me Meghan Markle dhe Princin Harry.
Ky vendim thuhet se u mirëprit nga të dy palët, transmeton Indeksonline.
Fakti është se ata nuk do të kenë të ardhura të mëdha por duket se Meghan ka synime të reja.
“Ne e dinim se ky njoftim nga Spotify do të vinte dhe ka javë që jemi duke përgatitur për punë të reja.
Së fundmi Markle nënshkroi një kontratë me agjencinë e njohur të talenteve, e cila përfaqëson yje të Holivudit. Qëllimi është që të rivendoset marka e Dukeshës si reklamë. Për këtë do të jetë përgjegjës kreu i agjencisë, Ari Emanuel”.
Sipas Daily Mail, thuhet se 41 vjeçarja do të jetë një nga meda-ndikuesit më të paguarit, por jo më e paguara në botë./Indeksonline/