75 Mall Live Search
22:19 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Informacione të reja/ Zyrtarja “e famshme” me veturën 3Z bënte presion të ja lironin rrugën derisa po jepej ndihma e parë për një të aksidentuar

Indeksonline sot gjatë ditës ka publikuar video të një veture zyrtare derisa bënte tejkalim në vijë të plotë.

Në lidhje me këtë, Indeksonline ka mësuar se vozitësja ishte Refike Sylceveci.

Ajo është drejtoresha e IKAP në kuadër të MPB-së. Por, asaj i ka skaduar mandati me 05.06.2021 dhe më nuk ka të drejt të përdor veturat zyrtare.

Megjithatë, ajo jo që po e përdor por edhe po rrezikon trafikun me veprimet e saja.

Pas raportimit të Indeksonline, një qytetar, Faton Kastrati, përmes një postimi ka treguar se nuk është hera e parë që zyrtarja bën gjeste jo të hijshme.

Faton Kastrati në postimin e tij ka treguar një ngjarje që i kishte ndodhur me Refike Sylcavecin dy javë më parë.

“Rreth dy javë më parë, në mëngjes ndodhi një aksident te Badovci në hyrje të Graqanices një Mercedes Hiri. Isha diku automjeti i 5 që arrita në vend të ngjarjes. Derisa jepej Ndihma e Parë, kjo Zoja u fut në tejkalim të krejt kolonës dhe erdhi në vend të ngjarjes duke bërë presion për me ja liru rrugën. Para do muajve më pat rrezikuar shumë në trafik edhe mua”, ka shkruar ndër të tjera në postimin e tij Kastrati.

Qytetari ka thënë se nesër do të tregoj se si zyrtarja ka vjedhur arra me veturën zyrtare.

Postimi i plotë:

Sot IndeksOnline e paska bo share tejkalimin e saj në vijë të plotë, e unë sot po ja postoj veprimin e saj gjatë një aksidenti, njeri pa pik njerzillaku ish. Person zyrtar ma të poshtër se kjo qa banë me veturë besoni që skam pa. Për zotin nuk e di kush është vetëm e di që është e Gjilanit.

Rreth dy javë më parë, në mëngjes ndodhi një aksident te Badovci në hyrje të Graqanices një Mercedes Hiri. Isha diku automjeti i 5 që arrita në vend të ngjarjes. Derisa jepej Ndihma e Parë, kjo Zoja u fut në tejkalim të krejt kolonës dhe erdhi në vend të ngjarjes duke bërë presion për me ja liru rrugën.

Para do muajve më pat rrezikuar shumë në trafik edhe mua.Nesër do ju tregoj se si vjet me automjet Zyrtar vjedhke Arra në Graqanicë, edhe do keni mundësi me pa me foto. Nëse dikush e di se cilës ministri i përket ky automjete, ju lutem më njoftoni të ja dërgoj në zarf ministrit me plotë shkelje të saj edhe në Polici, që t’ja marrin të drejtën e shfrytëzimit të këtij automjeti zyrtar.