75 Mall Live Search
19:42 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Informim nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe QKMF në Gjakovë!

Të gjithë pacientët që shkojnë për t’u kontrolluar në QKMF (e posaqërisht ata që janë me shenja gripi), do të ndalen tek hyrja e QKMF-së, që së pari t’iu bëhet një kontrollë.

Nëse personi ka shenja të gripit, futet në dhomën e veçantë dhe kontrollohet nga stafi mjekësor, të cilët janë të pajisur me masa mbrojtëse adekuate.

Kjo masë është ndërmarrë që të mbrojmë stafin nga ndonjë infektim i mundshëm.

Lusim qytetarët që të jenë bashkëpunues për të mirën e përbashkët.

Pa panikë, por me kujdes të shtuar!