75 Mall Live Search
13:03 / E Martë, 07 Maj 2024 / k.v

Infrastruktura jo e përshtatshme dhe komunikacioni i dendur, problematikat kryesore të sigurisë rrugore

Është mbajtur edicioni i 10-të jubilar i konferencës ndërkombëtare “IA-Siguria Kibernetike dhe Siguria Rrugore”.

Në këtë konferencë është thënë se sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm dhe se ndoshta nuk po i ipet shumë rëndësi aq sa e meriton.

Besart Krasniqi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm, ndoshta nuk po ia japim shumë rëndësinë aq sa e meriton.

Ai ka theksuar se në Kosovë nuk kemi asnjë trupë apo qendër trajnuse e cila ofron profile apo kualifikime ndërkombëtare të cilat janë të nevojshme për sektorin e transportit dhe logjistikës.

 “Sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm, ndoshta nuk po ia japim shumë rëndësinë aq sa e meriton ky transport në vendin tonë. Janë ata heronjtë të cilët bëjnë ndërlidhjen e gjithë sektorëve të tjerë të cilët kanë lidhje me këtë fushë. Njëra pre sfidave u përmend edhe këtu, janë infrastruktura jo e përshtatshme ndoshta edhe një çështje tjetër ndërlidhem këtë është edhe lëvizja e punëtorëve të kompanisë dhe transporteve të logjistikës që ndoshta bëjnë që shumë kandidatë të kenë nevojë për navigim të aktivitetit të tyre të transportit. Pika tjetër është komunikacioni i dendur. Sigurisht kjo po shkakton edhe dëme apo sfidë tek sektori i transportit dhe logjistikës. U përmend edhe pika e trajnimit apo arsimit të vazhdueshëm apo certifikimit. Momentalisht në Kosovë nuk kemi asnjë trupë apo qendër trajnuse e cila ofron profilet apo kualifikimet apo certifikimet ndërkombëtare të cilat janë të nevojshme për sektorin e transportit dhe logjistikës pa qenë të nevojshme dhe të kërkueshme nga autoritetet vendore dhe veqmas nga ato ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky sektor është i lidhur me vendet e rajonit por edhe ndërkombëtare.

“Siguria kibernetike po vihet në pikëpyetje. Ne si Odë Ekonomike e Kosovës kemi ofru si me thënë propozime që kompanitë në Kosovë të cila i janë ofru institucioneve vendore për implementimin e mjeteve inteligjente e digjitale për trafikun në Kosovë. Kemi pasur vizita nga kompani apo akterë të ndryshëm vendorë të cilët kanë ofru lidhje të semaforëve inteligjentë, kamerave të ndryshme të cilat do të bënin lidhje direkte mes stacioneve policore apo edhe akterët tjerë apo do të bënte grumbullimin dhe qasjen në të dhëna ekzakte për secilin kandidat për aksidente të caktuara apo për shkelje tjera në trafik”, ka thënë ai.