75 Mall Live Search
21:23 / E Martë, 02 Shtator 2025 / F.R

Infrastrukturë moderne në Istog, Ilir Ferati ndanë pamjet nga dy projekte të përfunduara

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati ka ndarë pamjet nga dy projekte të përfunduara në këtë komunë.

Ferati, përmes disa postimeve në facebook ka bërë të ditur se rruga Rusolia në Dobrushë dhe rruga ‘Idriz Nekaj’ në Shushicë të Ulët, të dy këto projekte kanë përfunduar.

“Rruga Rusolia në Dobrushë, tanimë projekt i përfunduar dhe investim në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës gjatë mandatit tonë të parë.

Rruga ‘Idriz Nekaj’ në Shushicë të Ulët është një tjetër projekt i përfunduar nga sektori i infrastrukturës.”, ka shkruar Ferati.

Ndërsa ka shtuar se investime të tilla janë rrugë më të sigurta, lidhje më të shpejta dhe kushte më të mira për jetën e qytetarëve tanë.

“Çdo projekt i realizuar është rezultat i përkushtimit tonë të përbashkët për zhvillim, lëvizje më të lehtë dhe kushte më të mira jetese për qytetarët.

Ky është rrugëtimi që ndërtuam dhe vazhdojmë të ndërtojmë së bashku”, ka shkruar tutje Ferati./IndeksOnline/