75 Mall Live Search
16:59 / E Diele, 07 Mars 2021 / AR

Ingrid Seward e dëshpëruar nga Harry: “Nëna e tij s’do ta donte këtë sjellje nga ai”

Ditë më parë Harry dhe Meghan dhanë një intervistë, duke treguar të vërtetën rreth largimit të tyre nga pallati mbretëror.

Harry nuk harroi të përmend edhe nënën e tij, për të cilën tha se ajo do të ishte krenar me të dhe zgjedhjen e tij, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka demantuar ekspertja e familjes mbretërore, Ingrid Seward, duke thënë të kundërtën.

“Diana nuk donte asgjë më shumë se një jetë jashtë familjes mbretërore, ajo kurrë nuk do të donte që djali i saj të fliste keq për monarkinë. Ajo do të kishte urryer që djemtë e saj ishin kaq të tjetërsuar tani”, tha ajo.

Seward gjithashtu beson se Zonja Diana nuk do të donte që Harry ta krahasonte jetën e saj me jetën e tij. “Ajo u martua me Charles kur ishte vetëm 20 vjeç, por Meghan është një grua e divorcuar dhe është 38 vjeçare”, përfundoi ajo./Indeksonline/