75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Inicialet e personave të arrestuar në Prizren, i morën me forcë një shumë parash

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datën 23 qershor 2019, në orët e mbrëmjes, përderisa dy qytetarë të Prizrenit ishin duke shëtitur në sheshin ‘Marash’, janë sulmuar dhe janë grabitur nga dy persona të dyshimtë të cilët përveç lëndimeve që ju kanë shkaktuar viktimave kanë arritur t’ua marrin me forcë edhe një shumë parash.

Patrulla policore pas këtij informacioni të marrë ka ndaluar 1 (një) person të dyshimtë, kurse tjetri kishte arritur t’i shmanget ndalimit të Policisë në atë kohë dhe nuk dihej identiteti i tij.

Hetuesit e Policisë në Prizren duke punuar në mënyrë intensive kanë arritur të bëjnë identifikimin e personit të dytë të dyshimtë të përfshirë në veprën e grabitjes dhe i njëjti sot është ndaluar, me ç’rast ka tentuar t’i shmanget kontrollit dhe arrestimit.

Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës i dyshimti ka pranuar se e ka kryer këtë veprim dhe me urdhër të prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë në mbajtje.

                Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

•             L. B.                        lindur me 2001,                 m/sh/k

•             E. T.                        lindur me 1992,                 m/sh/k

Rasti është duke u trajtuar nga hetimet e Policisë në Prizren.