09:03 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Inicialet e personit tjetër, të arrestuar në veri

V.B. është personi tjetër i arrestuar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se V.B. është djali i eprorit të lartë të policisë në veri, Zheljko Bojiq.

Sipas këtyre burimeve, ai është arrestuar në zyra të autolarjes së tij në Rudare të Komunës së Zveçanit, ndërsa në posedim i janë gjetur një pistoletë dhe municion.

Ndryshe, më herët se policia njoftoi se gjatë aksionit të sotëm, në veri, ka arrestuar edhe hetuesin policor Rade Basara, i cili dyshohet për fshehjen e provave gjatë hetimit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.